Avdullah Hoti në fjalimin e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës tha se vendi nuk ka pasur kurrë politikë të jashtme më të dobët.
“Politika e jashtme nuk bëhet me ligjërata e forume në organizata”, tha Hoti, duke shtuar se kjo bëhet duke i ruajtur miqësitë, duke i harmonizuar qëndrimet e duke i ndjekur këshillat e partnerëve strategjikë.
“Degradimi është i pritshëm kur roli i kreut të shtetit është minimizuar në miratues të heshtur të propozimit të qeverisë e jo akter dhe përcaktues i politikës së jashtme”, shtoi Haradinaj./FolDrejt/