Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy e ka mbështetur sot Emanuel Macronin përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Sipas Reuters, mbështetja e Sarkozyt sigurisht që do ta ndihmojë presidentin francez të tërheqë votuesit që mbështetën konservatoren Valerie Pecres në raundin e parë të votimit, por mund të pengojë votuesit e majtë.
“Unë do të votoj për Emanuel Macron sepse mendoj se ai ka përvojën e nevojshme teksa përballemi me një krizë të thellë ndërkombëtare, më komplekse se kurrë”, ka shkruar Sarkozy në një postim në rrjetet sociale./FolDrejt/