Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Vjenë.
Hoti tha se me Escobar diskutuan për dialogun dhe hapat tutje.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog dhe hapat që duhet ndërmarrë në përputhje me vizionin tonë të përbashkët dhe afatgjatë për Kosovën e integruar plotësisht në strukturat euro-atlantike”, shkroi Hoti, transmeton Klankosova.tv, përcjell FolDrejt.com.
Kujtojmë se Avdullah Hoti bisedoi edhe me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, ku bashkë me Arben Gashin po e përfaqësojnë LDK-në në margjinat e takimit me EPP-në.