Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, e ka falënderuar të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje për qytetarët e të dyja vendeve.
Lajmin për shfuqizimin nga ana e Serbisë pa dokumente për hyrje-dalje e ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili tha se “Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për qytetarët që kanë letërnjoftim të Kosovës hde Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për qytetarët serb”, njofton Klankosova.tv, përcjell FolDrejt.com.