Përleshja dhe dhuna e krijuar sot në Kuvendin e Kosovës ka nxitur edhe reagime nga ana e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, transmeton Fol Drejt.
Në Twitter, Hovenier ka thënë se është e mjerueshme ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.
”E mjerueshme të shoh se çfarë ndodhi sot në Kuvendin Kombëtar të Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar Hovenier./FolDrejt/