Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën e Kuvendit që po vazhdon pas përleshjes së sotme fizike, tha se është hera e parë që Kuvendi i Kosovës përballet me diçka të tillë.
“Po ju bëj thirrje ta merrni me qetësi punën qe e bëjmë së bashku…Po ju thërras për një minimum të një sjelljeje e cila do t’i kishte gëzu shumë qytetarët e Republikës sonë. Ne nuk i kemi kursy fjalët e rënda për njëri-tjetrin, mirëpo ato janë fjalë.”, ka thënë ndër tjerash kryetari Konjufca, duke theksuar se nuk është një sjellje e denjë ajo që u zhvillua sot në Kuvend./FolDrejt/