Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet shefit të grupit të tyre parlamentar, Arben Gashit, kanë kërkuar ndërprerjen e seancës së sotme, duke parë se nuk ka kushte të nevojshme për zhvillim.
“Realisht na këto situata i kemi pa edhe ma hëret, degradoi situata kur ministrat e sulmuan deputetin, se akte të performancës me uje, na e kemi pa kryeministrin aktual duke i gju krejt me ujë…”, ka thënë ndër tjerash Gashi, i cili ka kërkuar që seanca të shtyhet për nesër apo ndonjë ditë tjerër, meqë sipas tij është mirë t’i jipet kohë kësaj situate./FolDrejt/