Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, u shpreh sot në profilin e tij zyrtar në Facebook rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Ai tha se ky proces nuk ka qenë asnjëherë më i mbyllur dhe jo transparent sa është tani, përcjell Fol Drejt.
“Asnjëherë nuk ka qenë dialogu si proces më i mbyllur dhe më jo transparent me Serbinë, sikurse është tani, ku as qytetarët, as opozita dhe as opinioni publik nuk e dinë se kujt kryeministri Kurti dhe qeveria e tij po i thonë PO në një restaurant, pa e ditur askush në Kuvend të Kosoveës se çfarë përmbajnë këto plane dhe çfarë po pranojnë e cili është rezultati i përfundimtar!”, u shpreh Hoxhaj./FolDrejt/