Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratiek të Kosovës, Avdullah Hoti, tregoi sot se si duhet të jetë marrëveshja me Serbinë.
Për këtë ai reagoi në një postim në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë:
1. PËRFUNDIMTARE – e jo e ndërmjetme, sepse ndryshe mbetet problem i hapur për të ardhmen dhe kjo e rrit pasigurinë politike në gjithë rajonin;
2. LIGJËRISHT E OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve;
3. ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe ShBA marrin përsipër obligime të caktuara që burojnë nga marrëveshja, në veçanti lidhur me integrimin euro-atlantik të Kosovës;
4. PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet mes dy vendeve bazuar në standardet evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe
5. PËR NJOHJE RECIPROKE”, u shpreh Hoti./FolDrejt/