Pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim, ka reaguar edhe Enver Hoxhaj, i cili ka shprehur tronditjen e tij nga vendimi drakonik i Gjykatës në Hagë.
Hoxhaj me anë të një postimi në facebook, është shprehur se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme.
“Është e ditur botërisht që lufta e UÇK-së ka qenë e drejt, e pastër dhe e pashmangshme, duke i dhënë fund pushtimit barbar serb dhe për të mbrojtur popullin shqiptar në Kosovë nga gjenocidi serb!”, ka thënë Hoxhaj.
“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. Askush nuk mund ta shembë themelin e lirisë sonë, që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës!”, ka shtuar tutje ai./FolDrejt/