Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, është takuar me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Kroate, admiralin Hern dhe delegacionin përcjellës nga Republika e Kroacisë.
Siç ka njoftuar vetë Mehaj, në këtë takim është diskutuar rreth situatës aktuale gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë, situatës në Ballkan, dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërmjet shteteve aleate të këtij rajoni për t’i luftuar sulmet hibride.
“Admiralin e njoftova rreth avancimeve të FSK-së, si dhe funksionin që do e ketë Agjensioni i Intelegjencës për Siguri, nëpërmjet të cilit do rrisim edhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve në menaxhimin e informacioneve të rëndësishme në aspektin e sigurisë.
Biseduam dhe për nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, bashkëzbarkimin e forcave të të dyja shteteve, e po ashtu për rëndësinë e ofrimit të përkrahjes së shtetit tonë mik Kroacisë, në procesin e anëtarësimit në Programin e Parteneriteti për Paqe, si rrugë drejt anëtarësimit në familjen e madhe euroatlantike të NATO-s.”, ka thënë Mehaj./FolDrejt/