Enver Hoxhaj, nga PDK, ka vlerësuar se me dyshen e udhëheqësisë së Kosovës, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës dhe jo interesave të saj, përcjell Fol Drejt.
“Sot u pa qartë edhe një herë se me dyshen Osmani-Kurti, procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës dhe jo interesave të saj, kur nga selia e NATO-s u tha se Kosova tani duhet të kërkojë leje nga KFOR-i për të vendosur forcat policore në veri. Lajm i keq!”, është shprehur Hoxhaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.