Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është drejtuar qytetarëve lidhur me thirrjen për gjeneratën e dytë të Programit për Diplomaci Qytetare.
Kurti ka folur edhe mbi rritjen e numrit të vendeve të punës për profesionistë të rinj nga diaspora, nga 10 në 25, përcjell Fol Drejt.
“Të dashur bashkatdhetarë,
Thirrja për gjeneratën e dytë të Programit për Diplomaci Qytetare është ende e hapur, por jo edhe për shumë gjatë.
Këtë vit e kemi rritur numrin e vendeve të hapura për profesionistë të rinj nga diaspora, nga 10 në 25, por edhe i kemi shtuar fushat ku do të mund të kontribuoni për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendin tonë.
Afati i fundit për aplikim është 11 shtatori, e hënë. Për më shumë informata rreth procesit të aplikimit por edhe të rejat e programit, vizitoni faqen: www.cdfellowship.com
Suksese e ju mirëpresim!”, ka thënë Kurti.