Hoxhë Husamedin Abazi, imam në Xhaminë e 4 Llullave, në të premten e kaluar, në ditën e xhuma, e cila është e ditë e veçantë për besimtarët myslimanë, ka ftuar kryeministrin që të mos e pranojë asociacionin.
“Më lejoni ta ftoj kryeministrin që të mos e pranojë këtë Zajednicë, e cila është kundër këtij vendi dhe në dëmin e këtij atdheu”, ka thënë ai në hytben e xhumasë së kaluar.
Hoxhë Husamedin Abazi rastin e asociacionit, për të cilin po i bëhet presion Kosovës që ta pranojë, e ndërlidhi me rastin e Bosnje dhe Hercegovinës.
Për më tepër këtu mund ta ndiqni videon e plotë të publikuar nga hoxha në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Fol Drejt.