Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme në dhjetë qytete turke, e cila do të jetë e vlefshme për tre muajt e ardhshëm, pas tërmetit katastrofik që goditi rajonin e Gaziantepit.
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi është rritur në 3549, njoftoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Erdogan tha se 70 vende kishin ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura pranë Sirisë, ku goditi tërmeti 7.8 ballë./FolDrejt/