Një vetaksident me lëndime trupore është raportuar të ketë ndodhur në Deçan.
Rasti ka ndodhur dje, me ç’rast një person ka marrë lëndime trupore.
Sipas raportit 24 orësh, drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin nga pakujdesia dhe si pasojë ka goditur një pjesë të betonit të një ure.
Siç bëhet me dije tutje, i lënduar ka mbetur vetë shoferi, i cili është dërguar për tretman mjekësor./FolDrejt/