Bilal Erdogan, djali i Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan ditën e djeshme ishte pjesë e marshimit të madh pro-palestinez në Stamboll.
Në marshimin e Stambollit djali i kreut më të fuqishëm të Turqisë ishte i shoqëruar me ish ministrin e brendshëm Suleiman Soylou dhe ish kryetarin e parlamnetit turk Mustafa Sentop.
“Le të sqarojmë se në cilën anë jemi. Të paktën duhet të lëmë të dëgjohen ndjenjat tona”, tha djali i Recep Tayyip Erdogan për agjencinë amerikane./dosja.al