Policia e Kosovës ka ndaluar dje një person në Zubin Potok, pasi që i njëjti kishte veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes.
Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur edhe një thikë.
Tutje, policia njofton se bluza dhe thika janë sekuestruar.
“I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.