I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sudanin, Volker Pertes, deklaroi para Këshillit të Sigurimit se armëpushimi në atë vend, po respektohet pjesërisht, por se nuk ka shenja se palët janë të gatshme të negociojnë seriozisht, transmeton Fol Drejt.
Pertes tha se kjo do të thotë se të dyja palët, si ushtria sudaneze dhe forca paraushtarake e Reagimit të Shpejtë (RSF), besojnë se mund ta fitojnë konfliktin.
“Duket se në disa pjesë armëpushimi deri më tani po respektohet. Megjithatë, ne po dëgjojmë gjithashtu raporte të vazhdueshme për luftime dhe lëvizje të trupave”, tha Perthes, duke folur përmes lidhjes video nga Port Sudan, raportoi Reuters, transmeton Fol Drejt.