Një rast i cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ka ndodhur në Prishtinë, ku dyshohet se në një aheng familjar i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri.
“Është raportuar se në një aheng familjar i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, dhjetë gëzhoja si dhe dy karikatorë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.