Një person është ankuar në Policinë e Kosovës nga fshati Topanicë i Kamenicës.
Rasti ndërlidhet me një zjarrvënie i cili është raportuar rreth orës 02:20, gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i është vënë zjarri lokalit të tij në të cilin kishte 78 motoçikleta, lift për motoçikleta, një frigorifer, televizor, etj.
Në lokacion zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.
Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/