Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, në fshatin Korishë, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti me qëllim të përfitimit personal në mënyrë të kundërligjshme duke i premtuar viktimës se do ta punësojë një anëtarë të familjes në spital i ka marr një shumë parash”, njofton policia në raportin 24 orësh.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/