Dy gra u gjetën të gjalla nën rrënoja në Turqi 62 orë pas tërmetit, njoftoi zyra e bashkisë së Gaziantepit.
Fatma Demir (25) dhe motra e saj Merve u shpëtuan të mërkurën pasi kaluan 62 orë nën rrënojat e ndërtesës, raportoi sot CNN.
“Kur ndodhi tërmeti, më ra një pllakë betoni, rashë përtokë”, tha Demir, transmeton Fol Drejt.