Në qytetin e Prizrenit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkuar te banesa e ish të fejuarës së tij
Me vendin të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton policia.
“Rr. Edit Durham, Prizren 07.03.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkuar te banesa e ish të fejuarës së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari kishte pas urdhër mbrojtës nga gjykata që mos t’i afrohej viktimës por nuk e kishte respektuar urdhrin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.