Në qytetin e Vitisë dje me datë 07.03.2022 rreth orës 11:40 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte përdorur dhunë fizike e psikike ndaj familjes së tij.
I dyshuari është intervistuar e pastaj është liruar, kurse gruaja e tij është dërguar për tretman mjekësor e pastaj për shkaqe sigurie ka shkuar tek prindërit e saj bashkë me fëmijët, njofton policia.
“Rr. Flaka e Janarit, Viti 07.03.2022 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike në familjen e tij. Si pasojë e dhunës viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit së bashku me fëmijët e saj për shkaqe të sigurisë ka shkuar te prindërit e saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.