Rasti, sipas policisë, ka ndodhur në Fushë Kosovë, ndërsa viktima “femër kosovare”, pas ballafaqimit me të dyshuarin, është detyruar t’i nënshtrohet një tretmani shëndetësor.
Grabitësi, sipas raportit, ka përdorur forcën – transmeton Fol Drejt.
“Fushë Kosovë, 10.02.2022-20:28. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar, një i dyshuar i panjohur duke përdor forcën, nga arka i ka grabitur 250 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasoj e ballafaqimit me të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore” – thuhet ndër të tjera në raport.
Policia bënë të ditur se është duke e hetuar rastin./FolDrejt/