Sipas raportit të policisë, një shtetas i Serbisë është ndaluar në pikën kufitare: Dheu i Bardhë, pasi ka paraqitur një dokument të falsifikuar në lidhje me vaksinimin.
Shtetari serb është liruar pas intervistimit, ndërsa dokumenti i është sekuestruar transmeton Fol Drejt.
“SPK Dheu i Bardhë, 10.02.2022–07:10. Nga njësitë policore është ndaluar i dyshuari mashkull shtetar i Serbisë, i cili ka prezantuar një dokument të dyshuar në lidhje me vaksinimin. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/