Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka folur në lidhje me përleshjen që u bë në Kuvendin e Kosovës javën që lamë pas.
Duke vënë në fokus përleshjen konkretisht me ministrin e Financave dhe syzet e ministrit, të cilat siç shihet në momentin e përleshjes ia merr deputeti Beqa, po i njëjti ka treguar se ato syze i ka marrë sërish ministri Murati.
”Syzat i ka marrë zotëri Murati të padëmtuara dhe ka ardhë pas një kohe të caktuar i ka vendosur dhe me ato syze ka vazhduar ditën atë ditë”, ka thënë deputeti Beqa para gazetarëve.
”Realisht ne e kemi shpjeguar atë që e kemi thënë edhe në media, mendoj që e kemi thënë realitetin dhe çdo herë do ta themi realitetin dhe çdo herë do të përgjigjemi para institucioneve të drejtësisë, besojmë fuqishëm në institucionet e drejtësisë”, ka shtuar Beqa më tej./FolDrejt/