Sot pritej shqyrtimi i raportit vjetor të ndërmarrjes publike Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2022, transmeton Fol Drejt.
Mirëpo, shqyrtimi i këtij raporti u pamundësia për shkak të dështimit të mbledhjes së komisionit për ekonomi.
E dështimi i mbledhjes u bë për shkak të mungesës së kuorumit, meqë të pranishëm ishin vetëm dy përfaqësues nga LVV-ja dhe një nga PDK-ja, çka e ka pamundësuar mbajtjen e mbledhjes./FolDrejt/