Shkruan Zeqirija Ibrahimi
Asnjë drojë nga holokausti nuk e arsyeton një holokaust tjetër.
Sulmi i këtyre ditëve mbi Gaza, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit mbi Izraelin, është në disproporcion me logjikën e secilit kundërsulm për hakmarrje.
Si shqiptarë, që mburremi me shpëtimin e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore, duke i strehuar nëpër familje e duke i veshur me veshje personale, nuk duhet të druajmë të themi se kjo që ndodh mbi Gazën është përtej një lufte kundër një organizate. Është thjesht shfarosje e një populli dhe zhbërje e një territori të pambrojtur e të izoluar.
Mbi 2 milionë civilë të Gazës nuk janë të gjithë Hamas, që të gjithë të trajtohen si terroristë dhe bota të bëjë të shurdhëtin.
Në emër të njerëzores, pa gjykime politike, Gaza është sot testi i ndërgjegjes së njeriut.
/FolDrejt/