Mauro Icardi do të vazhdojë te Galatasaray, ku ka qenë i huazuar nga PSG dhe që tani e nënshkruan atë përgjithmonë.
Në mungesë të vulosjes së dokumenteve përfundimtare, tashmë ka një marrëveshje mes klubit të Stambollit dhe PSG-së.
PSG i jep dritën jeshile transferimit të Icardit , për të cilin sipas gazetës L’Équipe, Galatasaray do t’i paguajë 10 milionë euro klubit parisien.
Ish- sulmuesi i Interit dhe Barcelonës tashmë ka rënë dakord për kushtet e kontratës së tij me klubin turk./FolDrejt/