Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, njëherit edhe ish-president i Kosovës ka bërë me dije se do të nisë një turne në Afrikë dhe Lindjen e Afërt.
Siç ka njoftuar Pacolli, ai do t’i vizitojë pesë shtete për të kujtuar se Kosova qëndron e fortë.
“Unë po nisem në një turne në Afrikë dhe Lindjen e Afërt. Do të vizitojë pesë shtete për të kujtuar se Kosova qëndron e fortë!!!!”, është shprehur Pacolli./FolDrejt/