Policia e Kosovës më 10.06.2023, ka pranuar informata relevante se një person i dyshuar nga fshati Uglar i komunës Zubin Potok posedon pajisje për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin), transmeton Fol Drejt.
Sipas informacioneve si rrjedhojë në lagjen e fshatit të lartcekur herë pas here ka probleme me energjinë elektrike dhe qytetarëve po u dëmtohen pajisjet elektrike shtëpiake, shkaktohej zhurmë dhe kërkohet ndihma e Policisë lidhur me këtë çështje.
Si rrjedhojë, Policia e Kosovës ka identifikuar lokacionin e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur njëmbëdhjetë (11) pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin).
Lidhur me rastin është njoftuar njësia kompetente nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë dalë në lokacion, pajisjet janë konfiskuar dhe sipas verifikimeve i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi që herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë lartcekur./FolDrejt/