Një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Johanesburgun në Afrikën e Jugut, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton Reuters.
Banorët e qytetit më të madh të Afrikës së Jugut kanë deklaruar në rrjetet sociale se tërmeti ka qenë i fortë dhe ka zgjatur rreth 30 sekonda./FolDrejt/