Ilir Murtezaj është zgjedhur në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e Ministrisë së Financave.
“Është e vërtetë së Ilir Murtezaj është zgjedhur në pozitën e Drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në përgjigjet për Telegrafin nga Zyra për Media e Ministrisë së Financave.
Telegrafi ka mësuar se drejtori i ri i ATK-së, Ilir Murtezaj sot ka marr detyrën e drejtorit të ATK-së
Murtezaj e pason në detyrën e të parit të ATK-së, Sakip Imerin.