Pas zjarrit në kompaninë shtetërore indoneziane të energjisë Pertamini ku humbën jetën 13 persona, zyrtarët nisën një hetim dhe shpallën një procedurë auditimi në kompani.
Zjarri, i cili shpërtheu të premten rreth orës 20:00 me orën lokale, i shkaktuar nga zjarri në tubacionin e karburantit në magazinë e kompanisë Pertamini në Plumpang, jo shumë larg kryeqytetit Xhakarta, u përhap shpejt në shtëpitë aty pranë dhe shkaktoi panik tek banorët, raporton Reuters.
Menjëherë pas shpërthimit të zjarrit, autoritetet njoftuan se numri i të vdekurve ishte 17, por më vonë rishikuan shifrat dhe konfirmuan se 13 persona humbën jetën, dhjetëra qytetarë u plagosën dhe qindra u evakuuan./FolDrejt/