Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar të gjitha vendeve të zbulojnë atë që dinë për origjinën e COVID-19 pas pretendimeve të Shteteve të Bashkuara se virusi ka të ngjarë të ketë rrjedhur nga një laborator kinez dhe që ka çuar në mohime të furishme nga Pekini, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit të SHBA, Christopher Wray tha për Fox News këtë javë se FBI kishte vlerësuar se burimi i pandemisë COVID-19 ishte “me shumë mundësi një incident i mundshëm laboratori në Wuhan”, qyteti kinez që pret një laborator kërkimor për viruset dhe ishte vendndodhjen e infeksioneve të para me COVID në fund të vitit 2019.
“Nëse ndonjë vend ka informacion në lidhje me origjinën e pandemisë, është thelbësore që ai informacion të ndahet me OBSH-në dhe komunitetin shkencor ndërkombëtar”, tha të premten Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Jo për të ndarë fajin, por për të avancuar të kuptuarit tonë se si filloi kjo pandemi, në mënyrë që të mund të parandalojmë, përgatitemi dhe reagojmë ndaj epidemive dhe pandemive të ardhshme”, tha shefi i OBSH-së.
OBSH nuk ka braktisur përpjekjet për të identifikuar burimin e pandemisë, tha ai./FolDrejt/