Zyrtarët indonezianë njoftuan sot se kanë liruar 20 shtetas të tyre, të cilët u kontrabanduan në Mianmar si pjesë e një mashtrimi kibernetik, mes një rritjeje të trafikimit të qenieve njerëzore në Azinë Juglindore.
Ministria e Punëve të Jashtme të Indonezisë deklaroi se ambasada indoneziane në Yangon, me ndihmën e rrjeteve lokale, arriti të çlirojë viktimat nga qyteti Myawadi dhe t’i sjellë në kufirin me Tajlandën të shtunën, raportoi AP.
Ambasada e Indonezisë në Bangkok do të punojë ngushtë me autoritetet tajlandeze për riatdhesimin e viktimave në Indonezi, sipas deklaratës./FolDrejt/