Të paktën nëntë persona u vranë dhe shtatë u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në veri të Dallas, Teksas, tha sot policia lokale.
Sulmuesi u vra nga një oficer policie pasi filloi të qëllonte jashtë qendrës tregtare Allen Premium Outlets, raporton Reuters.
Policia beson se sulmuesi nuk ka pasur bashkëpunëtorë. Të plagosurit janë vendosur në disa spitale, mes tyre ka edhe fëmijë./FolDrejt/