Dy tërmete me magnitudë 5.3 dhe 4.2 ballë të shkallës Rihter goditën Oqeanin Paqësor pranë Kamçatkës në lindje të largët të Rusisë mëngjesin e sotëm, njoftoi Ministria e Situatave Emergjente të Kamçatkës.
Sipas degës rajonale të Shërbimit Gjeofizik të Akademisë së Shkencave Ruse, tërmeti i parë ndodhi në një thellësi prej 76 kilometrash në Oqeanin Paqësor, 145 kilometra në juglindje të Petropavlovsk-Kamchatsky dhe kishte një magnitudë prej 5.3 ballë të shkallës Rihter, raportoi RIA Novosti.
Tërmeti i dytë ka ndodhur në një thellësi prej 42 kilometrash në Oqeanin Paqësor, 185 kilometra në juglindje të Petropavlovsk-Kamchatsky, me magnitudë 4.2 ballë./FolDrejt/