Kjo është norma më e lartë e inflacionit që nga prilli 2020, kur arriti në 3.3 për qind me bazë vjetore, sipas të dhënave të portalit të specializuar Wind Information.
Inflacioni në Kinë, i matur nga indeksi i çmimeve të konsumit, u rrit në shtator me ritmin më të shpejtë në më shumë se dy vjet, i nxitur nga një rritje e çmimeve të mishit të derrit, njoftoi sot Byroja Kombëtare e Statistikave (NBS), shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 2.8 për qind nga viti në vit muajin e kaluar, duke përputhur parashikimet e ekonomistëve në një sondazh të realizuar nga Reuters./FolDrejt/