Inteligjenca e Austrisë dëshiron të inspektojë aplikacionet e mesazheve si WhatsApp dhe Telegram, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.
Shefi i Njësisë së Sigurisë Shtetërore dhe Inteligjencës Austriake (DSN) Omar Haijawi-Pirchner në një deklaratë për gazetën “Der Standard” tha se njerëzit kryesisht përdorin aplikacione komunikimi në vend që të bëjnë thirrje telefonike dhe se këto aplikacione duhet të inspektohen për arsye sigurie, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Haijawi-Pirchner tha se organizatat kriminale dhe elementët e rrezikshëm komunikojnë përmes këtyre aplikacioneve dhe se si njësi e inteligjencës nuk kanë mjete teknike për të kontrolluar këto aplikacione.
Haijawi-Pirchner deklaroi se një sistem i ngjashëm me teknologjitë e këtyre aplikacioneve duhet të jetë brenda fushëveprimit të njësisë së inteligjencës për qëllime kontrolli dhe sugjeroi se mundësia e sulmit nga grupe të ndryshme ekstremiste që përdorin aplikacione të pakontrolluara është shumë e lartë./FolDrejt/