Pas përfundimit të ceremonisë së çmimit “The Best” nga FIFA, është zbuluar se kush për kë ka votuar…
Lionel Messi ka fituar çmimin “The Best” nga FIFA për lojtarin më të mirë të vitit për herë të dytë, me këtë çmim të veçantë që mbulon periudhën nga gushti 2021 deri në dhjetor 2022.
Messi ka fituar kampionatin botëror me Argjentinën dhe kjo ndoshta ishte arsyeja pse fitoi këtë çmim, ndërsa tani është zbuluar sesi kanë votuar përzgjedhësit e kombëtares, kapitenët dhe gazetarët.
Luka Modriç, logjikisht, e vendosi në vend të parë shokun e tij të skuadrës nga Reali, Benzema. I dyti ishte Messi dhe i treti Mbappe.
Messi ka votuar kështu: Neymar, Mbappe, Benzema.
Listën e plotë të votave mund ta shikoni këtu. /FolDrejt/