Inter do të luajë në orën 18:30 ndeshjen e parë zyrtare ndaj Luganos.
Pas një ndeshjeje stërvitore ndaj Milanesse, të cilët zikaltrit e fituan me rezultatin e thellë 10-0, sot do të zbresin në fushë me fanellat e reja për të sfiduar Luganon.
Në këtë përballje titullarë do të jetë edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili në mesfushë do të ndihmohet nga Mkhitaryan, edhe ky i fundit blerje gjatë kësaj merkatoje.
Inzaghi ka gjetur dyshen e ëndrrave në sulm, pasi që nga minuta e parë do të luajnë së bashku edhe Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.
Formacionet zyrtare:
Inter: Handanoviç, D’Ambrosio, Fontanarosa, Darmian, Bellanova, Asllani, Agoumé, Mkhitaryan, Gosens, Lukaku, Lautaro.
Lugano: Saipi, Ziegler, Durrer, Celar, Haile-Selasie, Sabbatini, Valenzuela, Doumbia, Babic, Daprelà, De Jesus. /abcnews.al/