Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka kërkuar nga Krimet Ekonomike që të hetojnë disa keqpërdorime me librat amëz.
Nagavci përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se si rezultat i këtyre keqpërdorimeve, kanë pësuar dhjetëra-mijëra studentë të cilët i kanë vijuar studimet në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.
“Si Ministri kemi vënë në dispozicion të Policisë një numër të dokumenteve me qëllim të zhvillimit të hetimeve. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, përmes një shkrese kam kërkuar nga kjo Njësi e Policisë së Kosovës që konform legjislacionit në fuqi të më informojnë për procesin hetimor të deritanishëm në lidhje më këtë proces. Si Ministre e Arsimit pres që kjo çështje të trajtohet me prioritet dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ajo./21Media