Dy burra janë varur në Iran pasi u dënuan për vrasjen e një anëtari të forcës paraushtarake Basij gjatë protestave për të shënuar ditën e 40-të që nga vdekja e një protestuesi, Hadis Najafi, vitin e kaluar, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Mohammad Mehdi Karami dhe Mohammad Hosseini u ekzekutuan në orët e para të së shtunës, disa ditë pasi Gjykata e Lartë e vendit konfirmoi dënimet e tyre për “korrupsion në tokë”, sipas gazetës zyrtare të gjyqësorit.
Karami dhe Hosseini u akuzuan për vrasjen e Ruhollah Ajamian më 3 nëntor, kur u zhvilluan protesta të mëdha në qytetin Karaj pranë Teheranit.
Videot që qarkulluan në mediat sociale atë ditë treguan një autostradë kryesore të mbyllur nga turma dhe Ajamian, i veshur me uniformë Basij, i shtrirë i palëvizur në tokë.
Sipas organeve të drejtësisë, në lidhje me vdekjen e tij janë arrestuar 16 persona, ndërsa të dyshuarit kryesorë ishin Karami dhe Hosseini./FolDrejt/