Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të përfundojnë me turp ata që po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Haradinaj, në një postim në Facebook, është shprehur se “Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet! “
“Të gjithë ata që mundohen të gatuajnë skenarë të destabilizimit të situatës, e të cilët fatkeqësisht nuk janë pak, do të përfundojnë me turp”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, shqiptarët dhe serbët kanë interes që të jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe.
“Interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe dhe për këtë është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku jemi.
Këtë nuk mund ta zhbëjë askush as në Beograd as në Prishtinë apo gjetiu.
Prandaj hiqni dorë nga skenarët ogurzi, sepse historia nuk kthehet mbrapsht!”, është shprehur tutje Haradinaj./FolDrejt/