Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, tha se vendi i tij është i gatshëm për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në.
Sipas një deklarate nga faqja e internetit e ministrisë, Kanaani iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me çështjen e shkëmbimit të burgosurve me SHBA-në, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Në mënyrë të pavarur nga marrëveshja e programit bërthamor, Irani i ka shpallur përmes kanaleve të ndryshme palës së SHBA-së se është i gatshëm të interesohet për të burgosurit”, tha Kanaani.
Duke pretenduar se të burgosurit iranianë janë arrestuar me pretendimet e pavërteta të SHBA-së, Kanaani deklaroi se “Të arrestuarit iranianë që janë viktimë e sistemit të drejtësisë amerikane duhet të lirohen sa më parë dhe të kthehen tek familjet e tyre”./FolDrejt/