Ashtu siç edhe pritej nga momenti në moment, Irani i është kundërpërgjigjur me sulm ajror bazave amerikane në Irak, duke hedhur dhjetëra raketa. Baza e goditur quhet Al-Assad, e cila shërben edhe për strehimin e ushtarëve amerikanë, kurse emri i bazës tjetër nuk përmendet.
Nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni është pranuar se janë goditur, por nuk japin detaje të tjera. Ata janë duke e monitoruar gjendjen, kurse Pompeo dhe Esper janë parë duke shkuar në Shtëpinë e Bardhë.
Irani ka theksuar se “Në operacionin ‘Dëshmori Soleimani’ në orët e para të së mërkurës, dhjetëra raketa tokësore u lëshuan në bazën e SHBA-ve dhe me sukses u godit baza Ain al-Asad”, tha IRGC në një deklaratë zyrtar.
Poashtu theksohe se në rast të një sulmi amerikan, Irani do kundërpërgjigjet më ashpër./Foldrejt.com