Vendi i vogël i Malit të Zi pritet të vizitohet nga Papa Francesku, edhepse asgjë nuk është konfirmuar në rrugë zyrtare. Por gjithmonë në rast se ndodh, Papa Francesku duket se po u jep rëndësi të gjithë katolikëve kudo që ndodhen, pavarësisht numrit të tyre si minoritet.
Ai më parë vizitoi Maqedoninë Veriore, Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.
Vendi i vogël i adriatikut, Mali i Zi ka shumicë ortodokse (72 përqind), ndjekur nga muslimanët (19 përqind) dhe katolikë vetëm prej 3.5 përqind – kryesisht kroatë dhe shqiptarë, informon foldrejt.com.
Katolikët e Malit të Zi jetojnë kryesisht në kufirin me Shqipërinë dhe Gjirin e Kotorit.
Por vizita pritet të ndodhë në momentin kur Mali i Zi ka filluar një luftë mes ortodoksëve malazezë dhe serbë, në lidhje mbi kontrollin e kishave në këtë vend./Foldrejt.com